Lajme

Thaçi pyet Kurtin: Ku mbeten thikat mbi harta?

09/24/2020 21:17
nga:F K

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga lideri i VV-së, Albin Kurti që t’i kërkojë falje qytetarëve, pas pretendimeve që në marrëveshje do ketë “thika mbi harta”, shkruan GazetaBlic 

“Ku mbeten ato thika, ku mbeti ajo ndarja që u përfol. Ata që njerëz duhet t’i kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

“Nga Shtëpia e Bardhë ka ardhur njohja. Ka qenë injorancë e atyre njerëzve. Nuk ndodhen këto gjëra, duhet me kërku falje për gënjeshtra”, ka thënë Thaçi në T7.

Thaçi ka deklaruar se dikë e pengoi mundësia e arritjes së marrëveshjes në Uashington në muajin qershor. E sipas, tij andaj edhe iu publikua propozimaktakuza nga Zyrat e Prokurorit të Specializuar./GazetaBlic

Flet Presidenti Thaçi, tregon pse iu publikua akuza ndaj tij

09/28/2020 21:06

Haxhiu: Arrestimet e fundit janë arsyetime nga Specialja për publikimin e aktakuzës ndaj Thaçit