Lajme

Thaçi: Presidenca dhe Kuvendi po koordinohen të finalizohet dekreti për gjendje të jashtëzakonshme

03/18/2020 12:35
nga:Norë Kelmendi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme është takuar me drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadanin, shkruan GazetaBlic.

Menjëherë pas takimit, presidenti Thaçi përmes një konference tha se presidenca dhe kuvendi po koordinohen të finalizohet dekreti për gjendje  jashtëzakonshme

“Ishte konstatim i përbashkët që menaxhimin më të mirë të situatës së krijuar mund ta bëjë vetë qytetari dhe shoqëria, duke ia lehtësuar njëri-tjetrit këto kohë jo të lehta dhe me optimitëm që të bashkuar të gjithë do ta kalojmë, ne jemi të vetëdijshëm sepse jetojmë në këtë hapësirë ku është e përfshirë dhe Kosova ku epiqendra e koronavirusit është në Evropë duhet të ambientohemi dhe ndryshojmë gjërat në përputhshmëri me realitetin, duke pasë parasyshë me ato që kemi biseduar mbrëmë por edhe sot pas konsultave me Ramadanin tani më zyra ligjore e presidentit dhe kuvendit po koordinohen të finalizohet dekreti i presidentit, prandaj dua të them në minutat vijues do të informoheni në detaje sa i përket përmbajtjes së dekretit”, tha Thaçi.

05/28/2020 22:00

Konjufca: Nuk mundet presidenti e askush tjetër ta eliminojë Kurtin nga skena politike me truqe