Lajme

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Kroacisë

10/10/2019 15:31
nga:B. D

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale nga Ambasadorja e re e Kroacisë, Danijela Barisic.

Thaçi fillimit e ka uruar atë për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve dhe shteteve tona.

Ai ka falënderuar Kroacinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat, sidomos në atë të integrimeve euroatlantike.

“Kroacia është një partner i rëndësishëm i Kosovës. Marrëdhëniet tona të mira duhet të zgjerohen edhe në ekonomi, arsim dhe kulturë”, ka thënë Thaçi.

Nga ana tjetër, Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic ka theksuar se vendi i saj do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, derisa është e përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

Thaçi në fund ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimorë duhet të ndjekin rrugën e reformave të Kroacisë për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian.