Lajme

Thaçi përkujton Ilaz Kodrën në 20 vjetorin e rënies

04/30/2019 17:53
nga:A. R.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar heroin Ilaz Kodra në 20 vjetorin e rënies së tij.

Ilaz Kodra që drejtonte Brigadën 114 pas rënies së Fehmi Lladrovcit ka rënë më 30 prill 1999 në fshatin Vërboc të Drenasit.

Sot në këtë qytezë është ngritur shtatorja për heroin.

Postimi i Thaçit:

Njëzet vjet më parë ra heroikisht njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra. Ai denjësisht drejtoi Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci” të Zonës Operative të Drenicës, duke dëshmuar vendosmërinë e luftëtarit dhe komandantit të gatshëm për t’u flijuar për çlirimin e atdheut. Lavdi Heroit të Kosovës, komandantit Ilaz Kodra dhe gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. HTH

11/13/2019 14:04

Thaçi: Kraja i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta