Lajme

Thaçi përkujton Hasan Prishtinën në 86 vjetorin e vrasjes së tij

08/14/2019 08:58
nga:Y I

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Hasan Prishtina në 86 vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti ka thënë se Hasan Prishtina do të jetë referencë e lartë për vlerat tona kombëtare, politike dhe parlamentare.

Ky është postimi i presidentit në Facebook:

Para 86 vitesh u vra pabesisht Hasan Prishtina, një nga personalitetet më të ndritura të kombit shqiptar, ideologu i kryengritjeve të shumta popullore kundër sundimit otoman dhe ideator platformës politike që çoi drejt shpalljes së pavarësisë të një pjese të trojeve shqiptare më 1912. Figura monumentale e Hasan Prishtinës ka qenë dhe mbetet referencë e lartë për vlerat tona kombëtare, politike dhe parlamentare.