Lajme

Thaçi për ndërhyrjen e NATO’s: Intervenimi më i madh i aleancës veriatlantike në mbrojtjen e popullit të Kosovës

03/24/2020 09:24
nga:E Sh

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar 24 marsin e 1999 që shënon edhe fillimin e fushatës së bombardimeve të Aleancës Veriatlantike për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb.

Thaçi ka thënë se ky ishte intervenimi më i madh i aleancës veriatlantike në mbrojtje të popullit të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Më 24 mars 1999 aleanca më e fuqishme ushtarake botës, NATO, filloi bombardimet në caqet ushtarake dhe policore serbe. Ishte ky intervenimi më i madh i aleancës veriatlantike në mbrojtje të popullit të Kosovës, duke treguar vendosmërinë e shteteve të demokracisë perëndimore për t’iu kundërvënë diktatorit Milosheviq, që për dy vite me radhë ushtroi dhunë sistematike, vrasje, masakra, gjenocid dhe spastrim etnik anembanë Kosovës. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj përjetë janë mirënjohëse për intervenimin ushtarako – humanitar të NATO-s, që rezultoi me largimin e administratës, ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova.

Më 24 mars 1999 aleanca më e fuqishme ushtarake botës, NATO, filloi bombardimet në caqet ushtarake dhe policore serbe….

Publiée par Hashim Thaçi sur Mardi 24 mars 2020

06/01/2020 19:09

Thaçi kritikon Kurtin: E mbyllë Kosovën nga Shqipëria – i heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë