Lajme

Thaçi për dështimin e takimit me Kurtin: Kosova nuk ka kohë ti presë teket e askujt

03/09/2020 16:14
nga:Norë Kelmendi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një konferencë për medie tha se takimi i paraparë me kryeministrin Kurtin është shtyer me kërkesën e këtij të fundit, derisa bëri të ditur se takimi është shtyer 5 minuta para orës 13:00.

Thaçi, tha se Kosova nuk ka kohë të presë për teket e asnjërit lider.

“Gjithashtu për hir të transparencës, sot ka qenë i planifikuar dhe konfirmuar takimi me kryeministrin e qeverisë, z.Albin Kurti, ai ka konfirmuar që të vijë sot në orën 13:00 por 5 miniuta para kësaj ore është anuluar ky takim, unë do ta takoj kur mendon që është në interes të takohet por Kosova nuk ka kohë të presë për teket e askujt, kur kemi qenë të bashkuar kemi pasur suksese”, tha Thaçi.

Thaçi në konferencë për media

Thaçi në konferencë për media

Publiée par GazetaBlic sur Lundi 9 mars 2020