Lajme

Thaçi pas vdekjes së 82-vjeçarit: Të jemi të gatshëm ta shpallim Gjendjen e Jashtëzakonshme

03/22/2020 12:06
nga:E Sh

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen nga Dumnica e Podujevës, anëtari i së cilës është viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Thaçi falënderoj edhe institucionet shëndetësore për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin që po tregojnë në këto ditë pandemie, duke shtuar se institucionet duhet të jenë të gatshme pës shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ky është postimi i Thaçit:

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen nga Dumnica e Podujevës, anëtari i së cilës është viktima e parë e virusit COVID-19 në Kosovë. Institucionet shëndetësore i falënderoj për përkushtimin, vendosmërinë dhe profesionalizmin që po tregojnë në këto rrethana të rënda. Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi. Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme. Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë! HTH

09/30/2020 23:45

Lul Raka tregon se ku u gabua gjatë lirimit të masave