Lajme

Thaçi pas takimit me Vuçiqin të ndërmjetësuar nga Macroni: Kosova e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë

11/12/2019 14:24
nga:B. D

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, njofton se në një takim të ndërmjetësuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka takuar sot edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Thaçi në këtë takim ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë, “në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit në Kosovë dhe integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian”.

Postimi i plotë i Thaçit:

Në margjina të Forumit të Paqes në Paris, me ndërmjetësim të Presidentit Macron zhvillova një takim edhe me Presidentin e Serbisë.

Në këtë takim rikonfirmova se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara, por edhe më shumë paqe e stabilitet në tërë rajonin tonë. HTH

Në margjina të Forumit të Paqes në Paris, me ndërmjetësim të Presidentit Macron zhvillova një takim edhe me Presidentin…

Publiée par Hashim Thaçi sur Mardi 12 novembre 2019

12/11/2019 13:44

Vuçiq: Të hiqet taksa nga Kosova, duam negociata për zgjidhje kompromisi