Lajme

Thaçi pas takimit me liderët e partive: Do ta respektojë legjitimitetin qytetar të 6 tetorit!

04/01/2020 12:36
nga:Norë Kelmendi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është deklaruar pas takimeve të sotme që i ka pasur me liderin e VV-së, LDK-së dhe PDK-së, shkruan GazetaBlic.

Thaçi u deklarua se pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, ai do të respektojë legjitimitetin qytetar të 6 tetorit, siç thotë ai, duke marrë parasyshë edhe shkarkimin e qeverisë.

“Pavarësisht vështirësive që i kemi nga koronavirusi, jeta institucionale në Kosovë vazhdon, sot si president i vendit duke respektuar kushtetutën, në mandatin tim si president, pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, jam i detyruar për të filluar konsultat me partitë poltike dhe liderët për hapat të mëtutjeshëm për themelimin e institucioneve të reja, të qeverisë së re, sot kam takuar Kurtin, Mustafën e Veselin, nesër do vazhdojë të takojë liderët tjerë, Limajn dhe Haradinajn dhe përfaqësuesit e Listës Serbe dhe 6 plusit, në mënyrë që të formësojë veprimet e mëtutjeshme që duhet ti marrë si president pas shkarkimit të qeverisë, unë do të respektoj legjitimitetin qytetar të 6 tetorit duke marrë parasyshë edhe shkarkimin e qeverisë, veprimet e mëtutjeshmë që do të marrë si president, do të jenë transaprente dhe në përputhshmëri me kushtetutën e Kosovës dhe ligjet, do të jetë një process i konsultuar dhe ligjor.”

Veseli: Është hipokrizi të mendohet për zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë situatë!

Mustafa: Nuk jemi për zgjedhje të reja, të krijohet qeveria e re!

Kurti: Presidenti nuk do duhej të merrej me emra partish, duhet të shkojmë në zgjedhje të reja!

06/04/2020 23:26

Thaçi: Sikur t’i pranonte këshillat e mia, Kurti sot do të ishte në zyrën ku ka qenë!