Lajme

Thaçi pas ndeshjes, falënderon kombëtaren për fanellën që mbajnë veshur me flamurin kosovar

11/17/2019 20:45
nga:B. D

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka komentuar pas përfundimit të ndeshjes Kosovë-Angli e cila përfundoi me rezultat 0:4 në favor të Anglisë, shkruan GazetaBlic.

Thaçi tha se Kombëtarja e Kosovës gjatë tërë kësaj kohe kanë treguar shpirt luftarak dhe entuziazëm të madh.

Ai ka shkruar se këta futbollistë kanë bërë gjithë Kosovën krenarë.

Thaçi në fund ka falënderuar për gjithë punën që ata bënë dhe për faktin se ata po mbajnë veshur fanellën me flamurin kosovarë.

Postimi i tij i plotë:

Djemtë tanë, gjatë gjithë kësaj kohe, kanë treguar shpirt luftarak dhe entuziazëm të madh. Kombëtarja jonë e re, me futbollistë tejet të talentuar, që e duan shumë atdheun e tyre, është premtuese dhe këtë e ka dëshmuar edhe në këtë fazë. Me fitore të shumta, me lartësimin e flamurit shtetëror, ajo na ka bërë shumë krenarë. Jeni të mrekullueshëm djema dhe besojmë shumë tek ju. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Kosovën, për fanellën që mbani veshur dhe flamurin tonë! HTH

Djemtë tanë, gjatë gjithë kësaj kohe, kanë treguar shpirt luftarak dhe entuziazëm të madh. Kombëtarja jonë e re, me…

Publiée par Hashim Thaçi sur Dimanche 17 novembre 2019

12/12/2019 14:54

Fehmi Shaqiri dekorohet me çmimin “Mjeshtër i Merituar” nga presidenti Thaçi