Lajme

Thaçi nuk paraqitet as për herë të katërt para Komisionit Hetimor për të raportuar

04/23/2019 13:47
nga:Gazeta Blic

Për herë të katërt me radhë, presidenti i vendit Hashim Thaçi, nuk ka ardhur para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ku ka qenë i ftuar të raportojë sot.

Ndryshe nga herët e tjera, kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla, tha se kësaj radhe Zyra e Presidencës ka komunikuar me komisionin për të caktuar një datë tjetër të intervistimit.

“Zyra e Presidencës ka kontaktuar me ne dhe ka kërkuar që të shtyjmë për një datë tjetër intervistimin e presidentit Thaçi.

Zyra e Presidencës thotë se me keqardhje presidenti nuk mund t’i përgjigjet komisionit më 23 prill, me mirëkuptim kjo të caktohet më 26 prill. Unë jam që të plotësohet kjo kërkesë edhe pse e vonuar”, tha ai.

11/18/2019 15:19

Thaçi takohet me Ramën, diskutojnë për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të dy shteteve