Lajme

Thaçi nuk komenton deklaratat e Borrelit për ndryshim të kufijve

05/07/2020 10:43
nga:E Sh

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është pyetur sot nga gazetarët lidhur me deklaratat e Përfaqësuesit të Politikës të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-se, Joseph Borrel për sa i përket ndryshimit të kufijve.

Presidenti ka thënë që nuk është për të komentuar deklaratat e askujt, duke theksuar se dialogu duhet të vazhdojë me Serbinë, por vetëm si dy shtete sovrane.

“Kosova është vend i pavarur dhe sovran, i njohur nga shumica e vendeve të BE-së. Dialogu duhet të vazhdojë në mes të dy vendeve sovrane. Ky realitet nuk ndryshon. Unë nuk jam këtu të komentojë asnjë deklaratë të asnjë zyrtari”, ka thënë ai.

Borrell, një ditë më parë, nuk e ka përjashtuar opsionin e ndryshimit të kufijve të Kosovës nëse për një gjë të tillë do të merrej vesh me Serbinë.

06/04/2020 23:26

Thaçi: Sikur t’i pranonte këshillat e mia, Kurti sot do të ishte në zyrën ku ka qenë!