Lajme

Thaçi: Nuk ka agjendë të fshehur, ka ardhur koha të sjellim një paqe në rajon

06/15/2020 23:02
nga:N.K

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në Uashington nuk shkohet për një marrëveshje të fshehtë. Ai ka kërkuar përkrahje nga të gjithë akterët politikë në dialogun me Serbinë.

“Deklaratat e bëra nga analistë të caktuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nuk ndihmojnë. Nuk ka agjendë sekrete. Nuk ka marrëveshje të fshehta. Nuk ka plan sekret”, ka thënë ai nw rrjetin social Twitter.

“Kërkoj fuqimisht që të gjithë të i bashkohen procesit dhe të na ndihmojnë ne – dhe rajonin, që të arrijmë një marrëveshje finale me jetëgjatësi mes Kosovës dhe Serbisë. Kemi një momentum, falë SHBA’së dhe aleatëve tanë – dhe ka ardhur koha që të sjellim finalizimin e paqes vendeve tona dhe rajonit”, ka shtuar ai.

https://twitter.com/HashimThaciRKS/status/1272631451553615883?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1272631451553615883&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fthaci-nuk-ka-agjende-te-fshehur-ka-ardhur-koha-te-sjellim-nje-paqe-ne-rajon%2F

08/06/2020 13:47

LAJMI I FUNDIT: Presidenti dekreton Ligjin për Buxhetin, pritet ekzekutimi i 170 eurove!