Uncategorized

Thaçi nuk i bie pishman, e quan përsëri Kurtin “uzurpator dhe të paligjshëm”!

05/26/2020 12:45
nga:Norë Kelmendi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka vizituar Odën Ekonomike të Kosovës me ç ‘rast është biseduar për rimëkëmbjen ekonomike të shtetit pas pandemisë, raporton GazetaBlic.

Aty, i pari i vendit, adresoi kritika të shumta ndaj qeverisë në detyrë.

Ai tha se lidhur me këtë çështje, qeveria Kurti ka qenë e dështuar dhe jo serioze.

“Të gjithë mekanizmat e shoqërisë kosovare e kanë obligim të rikthehemi me një përkushtim maksimal për rikthimin e jetës normale e në veçanti për rimëkëmbjen ekonomike, është jetike të nxirret një pako e qartë me nevojat e biznesit në mënyrë që të kemi një rikthim të ekonomisë, duhet të kemi kujdes shumë të veçantë edhe për sektorin privat”.

“Deri tani kemi pasur një qasje jo serioze, dhe të dështuar të qeverisë së Kosovës sa i përket çështjes së rimëkëmbjes ekonomike, por duhet të vazhdohet edhe me implementimin e plotë të të gjitha investimeve kapitale se çfarë kanë qenë, unë dua të shpresoj dhe besoj që bashkërisht do të ia dalim me një politikë të re dhe më gjithëpërfshirëse”.

“Ne kemi pasur një realitet që z.Kurti ka zhvilluar një proces të negociatave rreth 5 muaj për krijimin e qeverisë, unë padurim kam pritur që kjo të ndodhë, ndërsa të gjitha janë dëshmitarë se Kurti në periudhën e tij si kryeministër, i cili u ndëshkua nga deputetët, ka bërë dy shkelje të rënda kushtetuese, ai nuk mund të jetë ndryshe përveç se uzurpator dhe po qëndron paligjshëm në detyrën e tij”.

Thaçi viziton Odën Ekonomike të Kosovës

Thaçi viziton Odën Ekonomike të Kosovës

Publiée par GazetaBlic sur Mardi 26 mai 2020

06/30/2020 11:59

Albin Kurti është fytyrë e një patrioti për këngëtaren e njohur nga Shqipëria