Lajme

Thaçi: Nuk e propozoj kandidatin për formimin e qeverisë, ai që e ka shumicën do t’ia jap mandatin!

04/22/2020 17:23
nga:Norë Kelmendi

Përmes një ftese, presidenti Thaçi mboldhi sot të gjitha partitë politike në Kuvendin e Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Takimi i liderëve politik, me Thaçin kishte të bëjë lidhur me zgjedhje të reja apo formimin e një qeverie të re.

Pasi dëgjoi të gjitha përgjigjet lidhur me pyetjen e tij, Thaçi tha se si president, ai do t’ia jap mandatin asaj partie e cila dëshmon se e ka shumicën për formimin e qeverisë.

Tutje, i pari i shtetit tha se nuk është në diskrecionin e tij të propozojë kandidatin i cili pritet të formojë qeverinë e re.

“Të nderuar, si rrjedhojë e diskutimeve, si dhe duke marrë parasyshë të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend, janë për formimin e një qeverië të re. Si rrjedhojë e vullnetit tuaj të shprehur që vendi të ketë qeveri të re, duke respektuar në tërësi Kushtetutën e Kosovës, unë do ti jap mandatarin cilësdo parti që dëshmon që ka shumicën për të krijuar qeverinë e re, nuk është në diskrecionin tim të propozojë kandidatin e tillë.”

Presidenti Thaçi në takim me partitë politike

Presidenti Thaçi në takim me partitë politike

Publiée par GazetaBlic sur Mercredi 22 avril 2020

06/04/2020 23:26

Thaçi: Sikur t’i pranonte këshillat e mia, Kurti sot do të ishte në zyrën ku ka qenë!