Lajme

Thaçi në takim me shefin e EULEX-it, ja çka u bisedua!

05/12/2020 12:00
nga:N.K

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar Shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë në rrethanat e pandemisë.

Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e EULEX-it që t’i ndihmojë qytetarët e Kosovës dhe institucionet e rendit dhe ligjit në këto rrethana.

“Jemi falënderues për përkrahjen dhe mbështetjen që keni dhënë, si për qytetarët, ashtu edhe për institucionet e rendit dhe ligjit në këto rrethana të reja të paparashikuara”, u shpreh presidenti Thaçi.

Shefi i EULEX-it u shpreh se misioni që drejton ai ka mbajtur të plota kapacitetet e veta dhe është përqendruar në përkrahjen e qytetarëve të Kosovë për kthim në vend në rrethanat e pandemisë, por edhe duke ofruar përkrahje, në veçanti me pajisje, për sistemin e drejtësisë, përfshirë edhe institucionet korrektuese.

Presidenti Thaçi vlerësoi bashkëpunimin e të gjithëve në tejkalimin e pandemisë.

11/18/2020 08:10

Specialja mban seancën e radhës ndaj Thaçit