Lajme

Thaçi në përvjetorin e Rrezallës: Një nga masakrat më të rënda, Kosova nuk do harrojë kurrë gjakun e martirëve

04/05/2020 09:35
nga:E Sh

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë që një ndër masakrat e rënda, të kryera nga policia dhe ushtria serbe kundër popullatës shqiptare në prill 1999, ishte ajo e Rezallës.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka thënë që Kosova kurrë nuk do ta harrojë gjakun e martirëve të lirisë.

“Edhe në këtë masakër tipike të shtetit serb ndaj popullatës civile të paarmatosur pësuan kryesisht burrat, duke treguar natyrën e qartë të krimeve masive kundër njerëzimit, për të cilat nuk u vu para drejtësisë askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e tyre”.

“Plaçkitjet, djegiet, dhunimet, vrasjet, masakrat dhe dëbimet masive ishim forma të hapura të gjenocidit të shteti serb, projekt që u zbatua anembanë Kosovës në vitet 1998-1999. Kosova kurrë nuk do ta harrojë gjakun e martirëve të lirisë”.