Lajme

Thaçi në Open: Albin Kurti një shkelës i Kushtetutë

04/06/2020 23:45
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një lidhje skype foli në Open në Top Channel për krizën politike në Kosovë.

Sipas Thaçit, kryeministri në dorëheqje, Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës kjo e vërtetuar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Unë kam kërkuar të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Edhe në takim të Komiteit të Sigurisë Kombëtare të gjithë ishin pro, ndërsa Kurti kishte një komoditet duke thënë se situata është normale dhe nuk ka nevojë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme”- tha Thaçi.

Unë jam në zbatim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Ora policore e shpallur nga qeveria i takon si vendim ta marrë Kuvendi dhe jo vetëm qeveria. Kurti është një kryeministër i shkarkuar. Kurti është një shkelës i rëndë i Kushtetutës, gjë që e verfikoi edhe Gjykata Kushtetuese”- tha Thaçi.