Lajme

Thaçi ndan edhe Medalje Presidenciale të Meritave për O’Brien dhe Grenell

09/18/2020 16:44
nga:F K

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave për Këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien si dhe Emisarin special për dialogun, Richard Grenell.

Kjo është bërë e ditur në letrën të cilën Presidenti Hashim Thaçi, i ka drejtuar homologut të tij të shtetit më të fuqishëm në botë, Donald Trump, njofton Klan Kosova.

”Marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nuk do të kishte qenë e mundur pa energjinë, synimin e qartë, dhe angazhimin direkt, të palëkundur dhe besnik të këshilltarit tuaj për siguri kombëtare, z. Robert O’Brien dhe të dërguarit tuaj special, ambasadorit z. Richard Grenell”.

”Në shenjë mirënjohjeje për përpjekjet e tyre, po ashtu kam ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave për z. O’Brien dhe z. Grenell, për meritat e tyre të veçanta në arritjen e marrëveshjes historike mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Washington.

Në emër të popullit të Kosovës, kam kënaqësinë t’ju ftoj që ta vizitoni Kosovën dhe të bindeni për progresin që ju e keni bërë të mundur. Do të ishte nder i madh t’ju mirëpres dhe t’ju prezantoj popullin më pro-amerikan në botë”.

Presidenti Thaçi ndan “Urdhërin e Lirisë” për presidentin amerikan Donald Trump

 

09/23/2020 08:58

Grenell: Natë e mahnitshme, serbët dhe amerikanët këndojnë së bashku