Lajme

Thaçi mbledh Veselin e Haradinajn

03/26/2018 16:44
nga:A. R.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me tu kthyer nga një vizitë e gjatë nga SHBA, vendet evropiane dhe bisedimet në Bruksel ka mbledhur Kryeministrin Haradinaj dhe kryeparlamentarin Veseli.

Me ta është marrë vesh që të krijohet një grup punues që do ta hartojë statutin për krijimin e Asociacion të Komunave me Shumicë serbe. Të premten që shkoi, BE i kërkoi Kosovës që ta zbatojë këtë marrëveshje urgjentisht.
Në një njoftim të Presidencës së Kosovës thuhet se statuti i Asociacionit do të hartohet në bashkëpunim me OSBE’në.

“Në takim u konkludua për ta krijuar një Grup Punues të gjerë institucional, i cili do të bashkëpunojë me Ekipin Menaxhues dhe me Misionin e OSBE-së në Kosovë, për draftimin e Statutit të Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës” thuhet në njoftim.

“Presidenti Thaçi, krye parlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj u pajtuan që dialogu i Kosovës me Serbinë është interes nacional i Kosovës, që duhet të bashkojë të gjithë spektrin politik të Kosovës” thekson më tej komunikata e Presidencës.

Edhe në Qeverinë e Kosovës e kanë konfirmuar se puna për Asociacionin do të fillojë shpejt.

“Qeveria e kaluar ka krijuar nje ekip menaxherial, I cili ka per detyre ta beje nje gje te tille, posa te marre udhezimet nga Qeveria e Kosoves” thuhet në përgjigjen e Qeverisë për Gazetën Express.

Zyrtarët e Qeverisë thonë se do të merren për bazë vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese dhe se gjithçka do të jetë në përputhje me Kushtetutën.

“ Ju e dini që pas vendimit të Gjykates Kushtetuese ne te cilen asociacioni pati shkelje ne 22 nene, ka mbetur rishikimi I ketij procesi dhe pritet qe ne nje te ardhme te afert te filloje draftimi I statutit te Asociacionit” thuhet në përgjigje.

“Ju kujtoj qe Kushtetuta e Republikes se Kosoves eshte referenca e vetme per draftimin e statutit. Qeveria e Republikes se Kosoves nuk ka as mandat dhe as vullnet me vepru dicka, ne kundershtim me Kushtetuten e vendit” thekson Zyra për Informim.

 

12/04/2019 17:10

Një delegacion i BE-së takohen me Kurtin, interesohen për rrjedhën e bisedimeve me LDK-në