Lajme

Thaçi: Macron do të vizitojë Kosovën

03/14/2018 11:52
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar sot në Paris me presidentin e Francës Emannuel Macron.

Ai në Facebook ka shkruar se presidenti francez ka pranuar ftesën për ta vizituar Kosovën.

Postimi i Thaçit:

Sot, në Pallatin Elysee pata kënaqësi të pritem nga presidenti i Francës, Emannuel Macron, me të cilin zhvilluam një bisedë miqësore.

Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE.

Në emër të Kosovës i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës.

Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën.

E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë.

Franca ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës. HT

12/12/2018 21:19

Ky është momenti epik i presidentit Hashim Thaçi për vitin 2018-të!