Lajme

Thaçi: Kosova nuk mund të mbetet peng i luftës dhe armiqësive

03/04/2020 10:36
nga:N.K

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot po merr pjesë në dialogun publik për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë.

Gjatë këtij diskutimi, Thaçi tha se Kosova nuk mund të mbetet peng i luftës dhe armiqësive.

Ai u shpreh se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në ndjekjen e krimeve të luftës në Kosovë, duke thënë se të njëjtit kanë amnistuar krimet serbe dhe kanë dhënë një imazh të shtrembëruar për luftën.

“Kosova këtë vit ka mbushur 12 vite si shtet i pavarur, nuk mund të mbesim poeng të luftës, konfliktit dhe armiqësive, ne kemi punuar me drejtësi ndërkombëtare dhe vendore që të vendosim drejtësi”.

“Drejtësia ndërkombëtare ka dhënë një imazh të shtrembëruar për luftën si dhe spastrimin etnik që bëri Serbia. Fokusi ynë është kah e ardhmja dhe drejtësia. Përvoja jonë në Kosovë do të bëhet shembull për rajonin dhe më gjerë”, u shpreh Thaçi.

Mbahet dialogu publik për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë

Publiée par GazetaBlic sur Mercredi 4 mars 2020

03/05/2020 21:49

Bekim Jashari rrëfen bisedën e fundit me babain Hamzën: Kur të luftojë unë jo shtatë gazeta por e gjithë bota do ta merr vesh