Lajme

Thaçi: Kosova nuk ka kohë për të humbur, duhet të jemi të unifikuar më 27 qershor

06/16/2020 10:35
nga:E Sh

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka thënë se ftesa për të marrë pjesë në një takim në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, me palën serbe për vazhdimin e procesit dialogues, është e mirëpritur.

Thaçi tha se ky proces do jetë për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë dhe se kjo ftesë e rritë shpresën e Kosovës që marrëveshja të përfundoj pozitive.

Presidenti Thaçi ka thënë se duhet të jenë të unifikuar në këtë proces.

“Institucionet e Kosovës pas ftesës së SHBA-së, të presidentit Trump, amabsadorit Grenell për të vazhudar dialogun në Shtëpinë e Bardhë, jam përgjigjur pozitivisht dhe mirëpresim këtë vendim shumë të drejtë të SHBA-së. Në besim të plotë se është koha që konkretisht të lëvizim si shtet dhe shoqëri por edhe paqen në tërë rajonin. Definitivisht qytetarët e meritojnë progresin, jetën në prosperitet, krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e mirëqenies sociale”.

“Qëllimi i SHBA-së dhe ftesa për 27 qershor për takim rritë shpresën, optimizimin që ky proces do ketë sukses. E para pasi që ky proces e ka mbështetjen e qartë të SHBA-së, të vetë presidentit Trump dhe këmbëngulësinë e ambasadorit Grenell. Kosova gjithmonë ka luftuar me SHBA-në dhe ka dalë fituese. Uashingtoni e ka të qartë se ky proces është për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë por edhe për të vazhdu anëtarësimi i Kosovës në organizata. Ky proces është për Kosovën dhe gjithë qytetarët e saj”.

“Kështu ka qenë në Rambuje dhe jam i bindur që kështu do jetë dhe në Uashington. Kosova nuk ka kohë për të humbur, duhet të lëvizim sa më shpejt që të jemi pjesë e OKB-së, NATOS-s e BE-së. Këtë synim dhe vizionit politik të institucioneve tona mund ta bëjmë me partneritet të palëkundur me SHBA-në e BE-në. Fokusi duhet të jetë që Kosova të jetë e unifikuar, e bashkuar në SHBA”, tha ai./GazetaBlic

Thaçi flet pas konfirmimit të datës për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi

Publiée par GazetaBlic sur Mardi 16 juin 2020

08/02/2020 09:38

“Dialogu kompleks, Hoti pa përkrahje politike”