Lajme

Thaçi: Kosova e sheh të ardhmen në NATO dhe BE

03/27/2019 16:10
nga:A. R.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot deputetin e Parlamentit të Kanadasë, Borys Wrzesnewskyj, njëherësh kryesues i Asociacionit Parlamentar të NATO-s në Kanada, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e Kosovës dhe Kanadasë, veçanërisht në sektorin e sigurisë.

Me këtë rast presidenti Thaçi u shpreh i kënaqur që Kosova dhe Kanadaja këtë vit shënojnë 10-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve dhe e falënderoi deputetin Wrzesnewskyj për përkrahjen e vazhdueshme që Kanadaja i ka dhënë Kosovës.

“Tani po punojmë për forcimin e paqes dhe për stabilitetin e qëndrueshëm. Është njësoj e rëndësishme të përkrahet Kosova edhe tani, veçanërisht në përpjekjet për të arritur marrëveshjen e përhershme paqësore me Serbinë dhe në transformimin e FSK-së në forcë të gatshme për t’u bërë anëtare e NATO-s”, tha Thaçi.

Ai shtoi se Kosova është e qartë se të ardhmen e sheh në NATO dhe BE.

Deputeti Wrzesnewskyj u shpreh se e njeh mirë rrugën e vështirë dhe tragjike të Kosovës dhe e kupton rëndësinë e sigurisë së përgjithshme.

“Është inkurajues zhvillimi i deritashëm i Kosovës në përgjithësi dhe zhvillimi i FSK-së në veçanti”, theksoi deputeti Wrzesnewskyj.

11/13/2019 14:04

Thaçi: Kraja i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta