Lajme

Thaçi: Kosova e përkushtuar për vlerat evropiane

05/17/2018 15:46
nga:M H

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbështetjen e BE-së që të forcojë edhe më tutje marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe qëndrueshmërinë rajonale.

Në një shkrim në Facebook, ai thotë se është shumë e rëndësishme agjenda konkrete që ka nisur Bashkimi Evropian, me prioritetet dhe trajtim të barabartë për gjashtë shtetet e rajonit.

“Kosova do të mbetet e përkushtuar në kultivimin e vlerave dhe parimeve evropiane. Së bashku mund ta bëjmë Evropën një vend më të sigurt dhe më të mirë për të jetuar”, shkruan presidenti Thaçi.

05/25/2018 15:43

Presidenti Thaçi fton opozitën t’i ndalë kundërshtimet dhe të përfshihet në dialog