Lajme

Thaçi kërkoi liberalizimin e vizave në Samitin e Zagrebit: Kosova padrejtësisht po mbahet e izoluar!

05/07/2020 10:32
nga:E Sh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur konferencë për media pas takimit të djeshëm në Samitin e Zagrebit.

Ai ka thënë se ka bërë thirrje që shtetet anëtare të BE-së ta çojnë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Kosova si shteti më proevropian meriton trajtimin më të shpëjt, të ëprgjegshmë dhe vendimmarrës nga ana e BE, në vecanti sa i përket nevojës dhe meritës për qytetarët dhe institucionet e vendit, pra vendimin për liberalizimin e vzave sepse kjo vonesë vetëm zbehë autoitetin dhe ebsimin e Ksoovës në venimmarrjen ën Bruksel. Prandaj kam bërë thirrje se shettet e BE duhet të lëvizin përpara më shpejt në këtë çështje. Kosova padrejtësisht po mbahet e izoluar. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret”, duke thënë se ka kërkuar nga 5 vendet që s’e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më shpejtë atë.

“Të gjithë duhet të punojnë për rikthimin e besimit europian në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, për Kosovën është e rëndësishme që të kemi një angazhim më konkret të BE-së duke u trajtuar si vend i pavarur dhe sovran”.

Ai tha se është diskutuar edhe mbi pandeminë COVID 19, për çka ka prezantuar gjendjen në Kosovë.

“Pothuajse të gjithë liderët pa dallim kanë folur për rëndësinë e vazhidmit të luftës kudnër pandemisë duke shprehur ngushëllime për vitkimat, prandaj prezantova realitetin e krijuar në Kosovë që falë IKSHPK dhe mjekëve kemi numër të vogël vitkimash. Fokusi mbetet edhe sot dhe në vijim në ruajtjn e shëndetit të qytetarëve tanë, me theks të vecantë prioriteti për ringjalljen e ekonomisë”.

“Përkundër pandemisë, Kosova mbetet i fokususar në prioritetet e saj, në vecanti funksionimin e institucioneve demokratike dhe forcimin e sundimit të ligjit”.

06/04/2020 23:26

Thaçi: Sikur t’i pranonte këshillat e mia, Kurti sot do të ishte në zyrën ku ka qenë!