Lajme

Thaçi: Jemi krenarë me ushtrinë e Kosovës e cila së shpejti do të jetë pjesë e NATO-s!

06/21/2020 10:55
nga:N.K

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se Kosova e ka fituar lirinë e para 21 viteve.

Sipas Thaçit, me marrëveshje me aleatët tanë dhe NATO-n filloi demilitarizimi dhe transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës

Shkrimi i plotë:

Kosova e fitoi lirinë para 21 viteve. Në ditët e para të lirisë filloi edhe transformimi politik dhe shoqëror i vendit tonë. Me marrëveshje me aleatët tanë dhe NATO-n filloi demilitarizimi dhe transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Pas jetësimit të aspiratave për pavarësi, në vitin 2009 e themeluam Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në fund të vitit 2018 e themeluam edhe ushtrinë e Kosovës. Rrugëtimi i ushtrisë sonë ishte rrugëtim i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderime dhe respekt për të gjitha gratë dhe burrat që sakrifikuan gjithçka për këtë ditë. Jemi krenarë me ushtrinë e Kosovës, e cila së shpejti do të jetë pjesë e misioneve paqësore të NATO-s kudo nëpër botë. HTH

Publiée par Hashim Thaçi sur Dimanche 21 juin 2020

08/02/2020 12:41

Thaçi: Më kanë pikëlluar pa masë vdekjet e ditëve të fundit nga COVID-19!