Lajme

Thaçi i reagon sërish BE’së, vazhdojnë “thumbimet” në Twitter

03/21/2020 13:22
nga:M K

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar sërish lidhur me lajmin për emërimin e Miroslav Lajçak si përfaqësues i BE’së për bisedimet Kosovë-Serbi.

Përderisa dje në një prononcim në rrjetin social “Twitter”, presidenti tha se mirëpret emërimin e sllovakut në krye të kësaj çështjeje, por se është i destinuar për të dështuar, pasi tha se Sllovakia votoi kundër Kosovës në UNESCO, përcjell GazetaBlic.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe reagimi i zëdhënësit të BE’së, Peter Stano, i cili theksoi se çuditet me faktin sesi Thaçi nuk e di që ai ende nuk është zyrtarizuar, pasi ai vendim pritet të merret javën tjetër në këshillin e ministrave.

Para pak çastesh ndërkaq, u prononcua sërish Thaçi.

“E mirëpres që BE-ja ta dëshmojë që jam gabim për emërimin e Lajçakut si i dërguar special për dialogun. Kjo do të ishte në interes të Kosovës dhe do ta përmirësonte kredibilitetin e BE-së. Argumenti im nuk lidhet me procedura të brendshme, por me gabimet strategjike. Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër nesh në UNESCO”, ka shkruar Thaçi.

/GazetaBlic/

05/27/2020 22:12

Thaçi me akuza të rënda: Kurti përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit, familjarët e Albulena Haxhiut u kapën me laborator të drogës