Lajme

Thaçi i kërkon Erdoganit ndihmë në luftimin e koronavirusit, merr përgjigje pozitive

03/19/2020 18:38
nga:E Sh

Turqia do ta ndihmojë Kosovën në luftimin e pandemisë COVID 19.

Kështu ka njoftuar Presidenti Hashim Thaçi, i cili tha se në bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, është konfirmuar zotimi nga ky i fundit se me gjithë çka ka në dispozicion Turqia do të jenë në shërbim të popullit të Kosovës.

Postimi i presidentit: 

Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, mikun tim dhe të popullit të Kosovës, Recep Tayyip Erdogan. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Presidentit Erdogan i kërkova mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës. Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës. Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Presidentit Erdogan dhe popullit turk. HTH

05/28/2020 22:00

Konjufca: Nuk mundet presidenti e askush tjetër ta eliminojë Kurtin nga skena politike me truqe