Lajme

Thaçi i bindet presionit të SHBA-së, i jep mandat KQZ-së

03/26/2019 13:17
nga:Gazeta Blic

Presioni i ambasadës së SHBA-së ka nxitur Presidentin e shtetit Hashim Thaçi, që t’i jap mandat Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Zyra e Presidentit ka njoftuar se brenda javës do të bëhet emërimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së.

“Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten më 28 mars 2019, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi”, njofton Zyra e Presidenti.

Ndërkaq ambasada ameriakne sot tha se ‘dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore’.

“Më shumë se 30 anëtarë të kuvendeve komunale dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nuk kanë pasur mundësi të marrin detyrën për shkak të vonesës. Ky dështim ka rritur perceptimin e publikut se madje edhe njëri ndër institucionet më efikase dhe më jopartiake të Kosovës i nënshtrohet ndërhyrjes politike”, thuhet në reagim.

Ambasada amerikane Thaçit: Emëroji menjëherë anëtarët e KQZ’së

Ndryshe, KQZ ka afro 10 muaj që ka mbetur i bllokuar duke mos u bërë zëvendësimi i anëtarëve që kanë përfunduar mandatin me anëtarë të rinj. E për mbajtjen peng të këtij procesi është akuzuar Presidenti Thaçi, nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe anëtarë të shoqërisë civile./Gazeta Blic/