Lajme

Thaçi i ashpër me Kurtin: Rrezikove partneritetin me SHBA-në, je mashtrues patriotik!

05/31/2020 16:03
nga:Norë Kelmendi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaëi, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po vazhdon mashtrimet patriotike. 

Sipas Thaçit, Kurti me vendimin për kinse reciprocitet, ai vazhdoi duke bërë hapa në kundërshtim me kërkesat dhe pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të BE-së, duke rrezikuar tërë atë që Kosova ka arritur dhe ndërtuar për më shumë se dy dekada.

Shkrimi i plotë:

Në përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra, Kurti po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme. Me vendimin për kinse reciprocitet, ai vazhdoi duke bërë hapa në kundërshtim me kërkesat dhe pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të BE-së, duke rrezikuar tërë atë që kemi arritur dhe ndërtuar për më shumë se dy dekada. Kosova ka fituar lirinë dhe shtetësinë me përkrahjen e SHBA-së dhe partnerëve evropianë dhe vetëm me këtë përkrahje e partneritet ka të ardhme të sigurt. Çdo cenim i këtyre raporteve është rrezikim i shtetit dhe rrezikim i së ardhmes së Kosovës. HTH

Në përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra, Kurti po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht…

Publiée par Hashim Thaçi sur Dimanche 31 mai 2020

06/30/2020 11:43

Gruaja e Sabri Fejzullahut, emocionohet nga fjalimi i presidentit Thaçi