Lajme

Thaçi: Gjakova e Krasniqi sollën dhuratën më të bukur të dhjetëvjetorit

02/10/2018 20:03
nga:D.I

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është shprehur se xhudistët Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi me medaljet e tyre sot, ia kanë bërë dhuratën më të bukur Kosovës në dhjetëvjetorin e saj. 

“Urime të përzemërta Akilit, Distrisë, trajnerit Driton Kuka dhe të gjithë dashamirëve të sportit tonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë i Thaçit: 

Vetëm një javë para shënimit të jubileut të pavarësisë së Kosovës, Akil Gjakova, me medaljen e artë që e fitoi sot në Grand Slam-in e xhudos në Paris, njëherësh medaljen e parë të artë, shtetit tonë në arenën ndërkombëtare në kategorinë e meshkujve, dhe Distria Krasniqi, me medaljen e bronztë në po të njëjtin kampionat, ia sjellin dhuratën më të mirë republikës sonë në ditëlindjen e saj të dhjetë. Urime të përzemërta Akilit, Distrisë, trajnerit Driton Kuka dhe të gjithë dashamirëve të sportit tonë. Krenar me sportistët tanë, ambasadorët më të mirë të Kosovës. HTH #Kosova10

05/23/2018 18:03

Pal Lekaj: Hashim Thaçi asnjëherë nuk e ka tradhtuar shtetin e Kosovës