Lajme

Thaçi flet për takimet me liderët e partive, e vlerëson lartë atë me Mustafën

03/09/2020 16:22
nga:Norë Kelmendi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një konference për medie, ka shpalosur detaje nga takimet e ndara që pati sot me liderë të pozitës dhe opozitës.

Në mesin e takimeve që pati, Thaçi tha se ai me Mustafën ka qenë një takim i shkëlqyer, duke shtuar  se ai e vlerëson lartë kontributin e tij.

Ai tutje shtoi se është shumë me rëndësi qëndrimi unifikues i Kosovës në çështjet e rëndësive të mëdha.

“Në kuadër të transparencës që kemi si institucione, unë sot kam zhvilluar takime me liderët institucionalë duke filluar takimet me liderin e LDK-së, Isa Mustafën, ky ka qenë një takim i shkëlqyer, kemi diskutuar për proceset që po kalojmë dhe u dakorduam që të kemi qëndrim të përbashkët në çështjet me rëndësi dhe vlerësoj lartë kontributin e kryeministrit Mustafa”.

“Një diskutim të shkëlqyer kemi pasur edhe me liderin e opozitës Kadri Veselin. Gjithashtu kemi vahduar me një bisedë miqësore edhe me liderin e AAK-së Ramush Haradinajn, ai përkrahu përpjekjet për një konsensus sa më të gjerë politik.”

“Me Limajn u pajtuam që të flasim me një zë për përgjegjësinë më të lartë, e vlerësoj lartë përkrahjen e tij për përballjen me sfidat që do ti kemi si institucione dhe parti politike. Për të zgjeruar më tëpër transparencën politike, sot kam pasur takim mjaft të mirë edhe me përfaqësuesit e Listës serbe, roli i komunitetit serb është i rëndësisë së veçantë, është me interes që të bashkupnojmë me të gjithë.”

“Një takim me rëndësi ka qenë edhe me grupin 6+… Në kuadër të agjendës që kam pasëur sot të njëjtin mesazh për unitet poltik e kam marrë edhe nga lideri i AKR-së z.Pacolli.”

Thaçi për dështimin e takimit me Kurtin: Kosova nuk ka kohë ti presë teket e askujt

Thaçi në konferencë për media

Thaçi në konferencë për media

Publiée par GazetaBlic sur Lundi 9 mars 2020

04/02/2020 14:01

​Thaçi flet për hapat që do të ndërmarrë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti