Lajme

Thaçi flet për seancën e 3 shkurtit: Kosovës i duhet qeveri stabile dhe efikase

01/31/2020 10:44
nga:Gazeta Blic

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vizituar sot shtatoren e heroit, Zahir Pajaziti në 23 vjetorin e rënies së tij.

Duke vlerësuar lartë jetën dhe veprën e ushtarëve të UÇK-së, Thaçi para mediave foli edhe për zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë seancën e 3 shkurtit ku pritet të votohet qeveria në Kuvendin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Unë si president do të respektojë kornizën e përgjegjësive kushtetuese. Mbetet spektri politik që të bëj hapat e mëtutjeshëm. Mbajtja e seancës të hënën është në përputhje me Kushtetutën. Është një hap i menduar i mandatarit dhe gjithsesi obligim kur është mandatuar nga ana ime”, tha Thaçi.

Ai u pyet edhe për qeverinë e ardhshme, në kontekstin se nëse Kosovës i duhet një qeveri e pakicës, apo një e tillë mund vetëm t’i shkaktojë dëme vendit.

Presidenti në këtë rast tha se Kosovës i duhet një qeveri stabile, me partneritet të ngushtë me SHBA-të dhe BE-të.

“Kosovës i duhet një qeveri stabile dhe efikase, e respektit qytetar dhe e një bashkëpunimi të ngushtë me BE-në, SHBA-në dhe NATO-n”, tha në fund presidenti