Lajme

Thaçi e Vuçiq nuk i zgjaten dorën njëri tjetrit sot në Shkup

04/27/2018 22:38
nga:A. R.

Në Samtin “Bërdo-Brione” në Shkup, ku u mbajt takimi i gjashtë presidentëve nuk është që ka shkuar si duhet.

Është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të cilin u raportua ka qenë paksa problematik, duke u nisur nga fakti se ka pasur një përplase verale me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe një afërsi të “ftohtë” me presidenten kroate Kolinda Kotaroviq.

Pas takimit me dyer të mbyllura Vuçiq, ka folur para gazetarëve ku ka thënë se liderët e rajonit po e gënjejnë vetveten se po ndodhin gjëra të mira, mirëpo ato nuk po ndodhin.

Tutje, ai ka folur edhe për mosmarrëveshjet e Zagrebit dhe Beogradit, ku ka thënë se bota po qesh me ta.

“Ne u bëmë qesharak – para gjithë bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq, shkruan Novosti.

Tutje ai ka adresuar kritika në lidhje me anëtarësimin në Bashkim Evropian, ku ka thënë se të gjithë dalin me fjalime të bukura, por askush nuk ndihmon për anëtarësim.

Sipas tij, nëse nuk do të ndërhynte kancelarja gjermane, Angela Merkel, kush e di se çfarë do të ndodhte me rajonin, transmeton lajmi.net.

Vuçiq ka adresuar një mori kritikash edhe ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me arrestimin e drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.

Poashtu, Vuçiq ka thënë se nuk i ka shtrënguar duart me Thaçin pasi nuk i beson atij për asgjë.

Nga ana tjetër gjatë ditës është raportuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq kanë diskutuar me tone në takimin pas dyerve të mbyllura të gjashtë presidentëve në Shkup në kuadër të Samiti të Bërdo-Brionit.

Bisedat më të nxehta kanë qenë mes dy presidentëve, atij kosovar e serb.

Madje Vuçiq ka thënë në takim se nuk i beson aspak Hashim Thaçit dhe këtu ka nxjerr në pah se si, sipas tij, Kosova nuk i ka konkretizuar asnjë nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Derisa presidentët tjerë janë shprehur të qetë dhe kanë folur për temat në përgjithësi, kanë qenë Thaçi e Vuçiq që kanë pasur shkëmbime jo edhe aq të qeta.

LEXO edhe :

Vuçiç: Në Ballkan ende ka njerëz që duan luftë

 

04/29/2019 17:57

Cakaj pas takimit me Merkel: Kemi mbështetje absolute për çeljen e negociatave