Lajme

Thaçi e uron djalin për ditëlindje: U linde në kohën kur Kosova nuk ishte shtëpia jonë e lirë

04/13/2020 10:43
nga:Norë Kelmendi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar ditëlindjen e 21-të, djalit të tij Endritit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se ai dhe bashkëshortja e tij, Lumnija, janë të gëzuar që edhe këtë vit janë të gjithë në shtëpi për t’i rikujtuar çastet kur ai ka lindur.

“Urime ditëlindjen e 21-të, Endriti ynë i dashur! Ndoshta ke pasur dëshirë ta takosh shoqërinë, por Lumja e unë jemi të gëzuar që edhe këtë vit jemi të gjithë në shtëpi për t’i rikujtuar çastet kur ke lindur, kur ishim larg njëri-tjetrit në prillin e vitit 1999 dhe kur Kosova nuk ishte ende shtëpia jonë e lirë. HTH #RriNshpi”, ka shkruar Thaçi.

Urime ditëlindjen e 21-të, Endriti ynë i dashur! Ndoshta ke pasur dëshirë ta takosh shoqërinë, por Lumja e unë jemi të…

Publiée par Hashim Thaçi sur Lundi 13 avril 2020

07/06/2020 15:25

Aktakuza nga Specialja ‘aktivizon’ Endrit Thaçin me postime, sërish ka një reagim