Lajme

Thaçi: E pakuptimtë dhe e papranueshme vonesa për vizat

04/15/2019 15:58
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një shkrimi që e ka publikuar në “Facebook”, ka bërë të ditur se në takimet e sotme me presidentin Tusk dhe komisionerin Hahn në Bruksel, ua ka ritheksuar se zvarritja e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sipas tij, është e pakuptimtë dhe e papranueshme.

Ai ka shtuar se shkrimi Evropian, pa vonesa të tjera, duhet ta marrë vendimin për heqjen e vizave dhe duhet ta përshpejtojë rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

Ky është shkrim i tij i plotë:

Republika e Kosovës e ka orientim strategjik Bashkimin Evropian. Në takimet e sotme me presidentin Tusk dhe komisionerin Hahn në Bruksel, ritheksova se zvarritja e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë është e pakuptimtë dhe e papranueshme. Bashkimi Evropian, pa vonesa të tjera, duhet ta marrë vendimin për heqjen e vizave dhe duhet ta përshpejtojë rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Status Quo-ja dhe mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor tejkalohen vetëm me lidership dhe vizion të qartë të Bashkimit Evropian për tërë rajonin tonë. HTH

11/18/2019 15:19

Thaçi takohet me Ramën, diskutojnë për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të dy shteteve