Lajme

Thaçi e dekoron edhe Albright’in: Ndalët spastrimin etnik

06/12/2019 10:05
nga:L H

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim ish-sekretaren e SHBA-se, Madeliene Albright të cilën e ka dekoruar me çmimin “Urdhri i Lirisë”, raporton Gazeta Blic.

Me këtë rast, Thaçi i ka uruar asaj mirëseardhje në familjen e saj dhe falënderoi atë për angazhimin që ka treguar për ndalimin e spastrimit etnik dhe largimin e njerëzve me dhunë nga shtëpitë e tyre

“Mirësevini në shtëpinë tuaj, në familjen tuaj. ju keni gjithmonë një hero i Kosovës për angazhimin që keni treguar, për ndalimin e spastrimit etnik, largimin e njerëzve me dhunë nga shtëpitë e tyre. Për të ndaluar të keqën, vrasjet dhe dëbimin, për të ndërtuar jetën e re, paqen, zhvillimin, harmoninë dhe multietnicitetin dhe zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e sigurt në NATO dhe BE gjithmonë në raport special me SHBA-të dhe jemi të bekuar si vend që edhe presidenti Clinton dhe ju si sekretare e shtetit jeni rikthyer në shtëpinë, në familjen tuaj, për të uruar dhe festuar 20 vjetorin e lirisë së Kosovës që lidhet drejtpërdrejt me kontributin tuaj”, tha Thaçi./Gazeta Blic