Lajme

Thaçi: Dy dekada më parë hapëm zemrat për ushtarët britanikë, sot luajmë bashkë në kualifikimet për evropian

11/17/2019 18:39
nga:B. D

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se dy dekada më parë Kosova pati hapë zemrat për ushtarët britanik, ndërsa tani Kosova dhe Anglia po luajnë bashkë për kualifikim në evropian, shkruan GazetaBlic.

Thaçi ka postuar një fotografi nga Stadiumi “Fadil Vokrri” ku është i shoqëruar nga djali i tij, Endriti.

Ai shprehet se po e shijon spektaklin sportiv që po zhvillohet atje nga dy kombëtaret, Kosova-Anglia.

Postimi i tij i plotë:

Të gjithë jemi me mendje dhe me zemër në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke shijuar spektaklin sportiv që po na ofrojnë Kosova dhe Anglia. Dy dekada më parë i patëm hap zemrat për ushtarët britanikë. E sot po luajmë bashkë në kualifikimet për evropian. HTH

Të gjithë jemi me mendje dhe me zemër në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke shijuar spektaklin sportiv që po na ofrojnë…

Publiée par Hashim Thaçi sur Dimanche 17 novembre 2019

06/30/2020 11:43

Gruaja e Sabri Fejzullahut, emocionohet nga fjalimi i presidentit Thaçi