Lajme

Thaçi dhe Walker megjithatë ia japin dorën njëri-tjetrit

01/15/2020 17:53
nga:B. D

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë sot homazhe në Reçak, si dhe ka mbajtur një fjalim në përkujtim të viktimave të masakrës së Recakut, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori William Walker.

Thaçi e Walker janë parë të kenë shkëmbyer një dorështrëngim, ndërkaq sipas informacioneve nga Këshilli Organizativ për Shënimin e Përvjetorit të Masakrës së Recakut, Thaçi dhe Walker kanë drekuar bashkë pas përfundimit të manifestimit përkujtimor.

Madje, Thaçi ka pasur edhe një dedikim të veçantë për ambasadorin Walker, ku tha se Walker ishte i vetmi që e vizitonte Kosovën atëherë kur askush tjetër nuk vinte për vizitë, për çka edhe e ka falënderuar në emër të qytetarëve të Kosovës.

01/21/2020 11:30

Thaçi takohet me Plenkoviqin: Kosova pret që gjatë Presidencës kroate në BE të merret vendimi për liberalizim