Lajme

Thaçi dënon sulmet në Iran: Mbetemi në mbështetje të ShBA-së

01/08/2020 14:04
nga:B. D

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar ashpër sulmet iraniane kundër forcave amerikane dhe aleatëve të tyre, duke i bërë thirrje Teheranit zyrtar të heqë dorë nga dhuna.

Ai në një postim në Twitter shpreh mbështetjen e Kosovës për aleatët e saj dhe ShBA-në.

“Ne i dënojmë sulmet raketore iraniane kundër forcave amerikane dhe aleatëve të vendosura në Irak që janë të fokusuara në mposhtjen e ISIS-it. Kosova është anëtar zyrtar i Koalicionit dhe ne i bëjmë thirrje Iranit që të dekurajojë dhunën. Ne mbetemi në mbështetje të SHBA-së dhe familjes sonë atlantike në këtë kohë trazirash”, shkruan Thaçi.

09/24/2020 22:05

Thaçi tregon se a do të kandidojë si president edhe për një mandat