Lajme

Thaçi dekoron edhe komandant Drinin

02/26/2018 15:28
nga:Q F

Presidenti, Hashim Thaçi, ka nderuar me medaljen presidenciale të dhjetëvjetorit të pavarësisë, edhe ish komandantin e vrarë të UÇK-së, Ekrem Rexha – Drini.

Medaljen dhe urdhrin “Hero i Kosovës, Thaçi ua ka dorëzuar bashkëshortes së Rexhës, Hajries dhe dy djemve të tij, Ekremit dhe Drinit.

“Familjes së Ekrem Rexhës, bashkëshortes Hajrijes dhe djemve të dashur Ekremit dhe Drinit, ua dorëzova Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe urdhrin “Hero i Kosovës. Si bashkëluftëtar, komandant i Zonës Operative të Pashtrikut dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, komandant “Drini” ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

11/13/2018 15:00

Qeveria ndan mijëra euro për presidentin Thaçin