Lajme

Thaçi dekoroi gjeneral Rrahman Ramën

02/27/2018 09:23
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënantët Rrahman Ramën me Medaljen Presidenciale, me rastin e shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Dekorimi është bërë me motivacionin për kontributin e dhënë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Medalja Presidenciale në 10 Vjetorin e Pavarësisë u jepet personave që kanë dhënë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

 

 

02/27/2018 09:58

Thaçi dekoron ish- udhëheqësin e Unionit të Pavarur të Studentëve