Lajme

Thaçi deklarohet pas takimit me Mitchell: Nuk pranojmë ndarje, shkëmbim territoresh apo ndonjë autonomi

03/12/2018 12:48
nga:M H

Në Kosovë për vizitë zyrtare është duke qëndruar Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell.

Ai sapo ka zhvilluar një takim me presidentin, Hashim Thaçi.

Thaci ka thënë para mediave pas takimit me Mitchell se e ka informuar atë për mundësitë e reja dhe se çështja e demarkacionit me Malin e Zi do të përmbyllet shumë shpejt.

“Partitë janë duke biseduar me Listën Serbe dhe kjo do të ndodhë në ditët e ardhshme. Është interes strategjik dhe shtetëror. Diskutuam edhe për hapa e mëtejshëm që do të ndërmarr FSK për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, si parakusht për të filluar partneriteti për paq dhe anëtarësimin në NATO”.

Thaçi po ashtu ka thënë se kanë biseduar për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që do të çonte drejt pajtimit në frymën evropiane duke respektuar integritetin territorial.

“Kosova nuk pranon ndarje, shkëmbim territoresh dhe ndonjë autonomi”.

“Nuk kemi biseduar vetëm për politikën, por edhe për ekonomi. Është me rëndësi që SHBA-të të sjellin investitor”.

Konferencë e përbashkët e presidentit Thaçi dhe ndihmës sekretarit të Shtetit (Drejtpërdrejt)

Publié par GazetaBlic sur lundi 12 mars 2018

09/20/2018 13:11

Vjen përgjigja e Daut Haradinajt për Hashim Thaçin, shkak lufta dhe ndryshimi i kufijve