Lajme

Thaçi: Ata që me sakrificë ndërtuan paqen dhe humbën jetën në vendin tonë, janë heronjtë tanë

11/10/2019 09:48
nga:B. D

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar gjithë ushtarët që dhanë kontribut gjatë luftës në Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Thaçi ka nderuar 200 gra dhe burra që humbën jetën në Kosovë gjatë misionit të tyre për të çliruar vendin tonë.

Ai tha se sot përkujtohen 14 ushtarët që ranë në krye të detyrës së tyre duke i shërbyer paqes dhe stabilitetit në vend.

Thaçi tha se ushtarët që ranë gjatë luftës në Kosovë janë edhe heronjtë tanë.

Postimi i plotë i Thaçit:

Nderim i përjetshëm për rreth 200 gra e burra që humbën jetën si pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë. Në kuadër të ceremonisë së Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, sot nderojmë sakrificën e 14 ushtarëve britanikë, të cilët ranë në krye të detyrës, duke i shërbyer paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ata që me sakrificën e tyre ndërtuan paqen dhe humbën jetën në vendin tonë, nuk janë vetëm heronj të KFOR-it dhe shteteve anëtare të NATO-s, por edhe të Republikës së Kosovës. HTH

Nderim i përjetshëm për rreth 200 gra e burra që humbën jetën si pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë. Në kuadër të…

Publiée par Hashim Thaçi sur Dimanche 10 novembre 2019

11/13/2019 14:04

Thaçi: Kraja i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta