Lajme

Tha se Kosova do të pësojë debakël në Interpol, Selimi ia tregon vendin Daçiqit

11/05/2018 17:43
nga:M H

Deklaratat e Ministrit të Jashtëm  të Serbisë, Ivica Daçiqit që Kosova do të pësojë debakël në procesin e votimit për anëtarësimin e vendit në Interpol, kanë vetëm një qëllim që t’i demotivojnë shtetet që tashmë janë të gatshme ta votojnë Kosovën në Interpol.

Kështu vlerëson deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. Ai për ‘Gazeta Blic’, tha që gjasat që Kosova të bëhet pjesë e Interpolit janë të mëdha.

“Kosova tashmë është pjesë e agjendës në Asamblenë të Përgjithshme të Interpolit që do të mbahet në Dubai në këtë muaj. Gjasat janë të mira që Kosova të jetë pjesë e organizatës më të madhe policore në botë. Ndërkohë, Serbia po e vazhdon fushatën e saj për ta penguar Kosovën të anëtarësohet. Deklarimet e Serbisë që ‘Kosova do të pësojë debakël në Dubai’, kanë qëllim për t’i demotivuar shtetet e veçanta që tashmë ndoshta janë të gatshme ta votojnë Kosovën në Interpol”, është shprehur Selimi në deklaratën e dhënë për ‘Gazeta Blic’.

Deputeti Selimi, tha që me anëtarësimin e Kosovës në Interpol, nuk fiton vetëm Kosova. Por edhe shtetet që tashmë janë anëtare të Interpolit.

“Vlen të theksohet se anëtarësimi i Kosovës në Interpol ka të bëjë me sundimin e ligjit me luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe me bashkëpunimin policior ndërkombëtar. Prandaj aq sa mund të fitojë Kosova me anëtarësimin e saj në Interpol, aq më shumë fitojnë edhe shtetet anëtare të Interpolit nga anëtarësimin e Kosovës. Ne ndërkohë i urojmë Kosovës dhe policisë sonë që nga Dubai të kthehet me suksesin e pritur”, tha ai.

Kurse, Ivica Daçiq gjatë ditës së sotme ka pohuar se pavarësisht mjeteve dhe buxhetit që Kosova ka ndarë për lobimin e saj në Interpol, prapë së prapë nuk do të bëhet anëtare e Interpolit, dhe që në procesin e votimit do të marrë shumë pak vota./Gazeta Blic./

 

LEXO edhe lajmin e mëhershëm:

Daçiç: Kosova do të pësojë debakël në votimin për Interpol

11/14/2018 17:00

Përplasen ashpër Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi: Mësoni se çka ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Behgjet Pacollit!