Showtime

Tha se është me kancer, Kastro Zizo tregon të vërtetën e deklaratës që shokoi të gjithë

07/23/2019 08:45
nga:L I

Dy ditë më parë, këngëtari Kastro Zizo habiti të gjithë me deklaratën e bërë, teksa kishte publikuar një fotografi me macën e tij, duke shkruar se të dy ishin me kancer, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, duke qenë se kjo deklaratë pushtoi medait, Kastro Zizo ka sqaruar se si qëndron e vërteta.

“Një kundërpërgjigje ndaj atyre që më donin vërtet me kancer, një emër që duhet respektuar para se t’më bësh shok me të. E gjitha ishte një lojë fënde ndaj rracës së keqe që po rritet.Nëse vërtetë do kisha kancer dhe do më thoninn që i kam dhe nja 6 muaj jetë, hahaha… besomëni që do ishin së paku nja 12 vrasje të pashpjeguara dhe nja 30 të vërtetuara. Kështu që jam shëndoshë e mirë miq. Ju dua”, ka shkruar Kastro Zizo.

Ndryshe, Kastron ka kohë që nuk e kemi parë me ndonjë projekt të ri muzikor, ndërsa këtë sezon ai ishte pjesë e “Ora News” me programin javor “Late Night Show”./GazetaBlic