Lajme

Teuta Rugova që 4 vite deputete por e zhytur në borxhe dhe pa kursime!

06/12/2018 13:28
nga:Gazeta Blic

Vajza e ish-presidentit të ndjerë të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova, Teuta, ka katër vite që është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, por për gjatë kësaj kohe ajo nuk ka arritur të kursej asnjë cent më shumë se 650 euro, ndërsa është futur në borxhe në vlerë prej 23 mijë euro në Banka Kombëtare Tregtare.

Këto të dhëna figurojnë në raportin mbi deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) nga viti 2014 deri në vitin 2018.

Që nga mandatin e parë si deputete, Rugova ka deklaruar si pasuri të paluajtshme vetëm një shtëpi dhe një banesë si trashegimi në vlerë prej 1 milion e 568 mijë euro në pronësi të përbashkët me familje.

Rugova, po ashtu ka deklaruar në pronësi të prindit edhe një veturë të blerë nga kursimet në vitin 2012 në vlerë prej 25 mijë euro.

Në mandatin e parë si deputete, Rugova nuk ka arritur të kursej asnjë cent nga të hyrat e saj vjetore që kanë kapur vlerën prej 5 mijë euro, përfshirë të hyrat vetanake, ato të prindit dhe ato të përbashkëta me familje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në vitin 2014 ajo nuk kishte pasur asnjë detyrim financiar ndaj bankave në vend.

Kurse një vit më vonë ajo kishte arritur të kursente gjithësje 650 euro të cilat i ka deklaruar në raportin e AKA.

Bazuar në raportin e saj të pasurisë të deklaruar për AKA në vitin 2016 ajo ka shpenzuar kursimet e saj dhe ka marrë dy kredi në vlerë prej 23 mijë euroven në Banka Kombëtare Tregtare.

Gjendja e saj financiare nuk ka ndryshuar as dy vite më vonë. Ajo nuk ka arritur të kursej asnjë cent derisa vazhdon të paguajë kredi në BTK. Ndërsa të hyrat vjetore i janë shumëfishuar, ku nga 1 mijë 500 sa i ka deklaruar si personale në vitin 2014, tani ajo i merr 18 mijë e 603 euro, pa i përfshirë këtu edhe të hyrat vjetore ku për burim kanë presidentin e ndjerë dhe themelusin e LDK-së.

Deputetja Rugova, ka më së shumti mungesa në seanca të Kuvendit të Kosovës. E ky fakt ka bërë që ajo të humb edhe meditjet e Kuvendit, të cilat në vitin e kaluar i kishte në vlerë prej 800 euro.

Ndryshe, nga 4 mijë e 737 zyrtarë të lartë publik, vetëm 4 mijë e 651 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë në AKA apo (98.18 %).

Mosdeklarimi i pasurisë apo fshehja e pasurisë nga zyrtarët shtetërorë mbetet vepër penale. Kjo për faktin se qeveria i është dorëzuar presionit të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të tjerë që të mos ndryshojë Kodin Penal, pikërisht pikën për deklarimin e pasurisë. /Gazeta Blic/

09/06/2019 21:39

Kjo është arsyeja pse Teuta Rugova nuk kandidon për deputete