Sporti

Teuta e Durrësit prezanton përforcimin e radhës, Stivi Frashëri vishet në të kaltërta

08/13/2019 18:59
nga:M K

Përkundër se Superiorja edhe më tutje mbetet në dyshim, skuadrat po vazhdojnë përforcimet.

Sot ishte radha për atë nga Durrësi, Teutën, që ka përforcuar fondin me prurjen më të re, Stivi Frashëri, shkruan GazetaBlic.

Gardiani, brenda dy viteve të ardhshme pritet ta djersitë fanellën e ekipit nga “Niko Dovana”, ndërsa mbetet të shihet nëse do të tregohet i suksesshëm apo jo.

Klubi “bregdetar” e konfirmoi zyrtarizimin e Frashërit përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

Më poshtë postimi i plotë i para pak çasteve:

/GazetaBlic/

08/19/2019 01:58

Aksident tjetër me fatalitet